Skip to content

Slmohet në Tiranë polici i rrugores! Del emri i autorit

Një ngjarje e rëndë mësohet të ketë ndodhur mesditën e kësaj të premte në kryeqytet ku thuhet se një efektiv i Policisë Rrugore është sulmuar teksa ndodhej në krye të detyrës.

Burime për mediat bëjnë me dije se shtetasi Dorian Kaso ka sulmuar me thikë një efektiv të Policisë Rrugore.

Lexo gjithashtu:  Nje dite para PRIME, Ledjoni TRONDIT me publikimin e tij ne rrjet

Sipas informacioneve paraprake, efektivi i Policisë Rrugore, Loren Rama, i cili ndodhej në shërbim në zonën e Casa Italias, është sulmuar me thikë nga Kaso. Raportohet se agresori i është afruar punonjësit të policisë nga pas dhe i ka vendosur thikën në zonën e qafës.

Lexo gjithashtu:  Çfarë i ndodhi? Banori shp*rthen në lot, ja arsyeja

Pavarësisht sulmit të papritur, efektivi Rama ka reaguar menjëherë dhe me lëvizje të shpejta ka arritur të shmangë goditjen fatale, duke e neutralizuar agresorin në kohë.

Lexo gjithashtu:  5 milionë euro për “kokën” e Gilmando Danit, dalin detaje të reja nga vrasja në Rinas, ja çfarë po heton policia

Pas ngjarjes, nuk raportohet ende për gjendjen shëndetësore të efektivit apo për motivet që çuan në këtë sulm, ndërsa autoritetet pritet të japin më shumë detaje në vijim lidhur me rrethanat e plota të incidentit.

Published inNews