Skip to content

Befason Sali Berisha me deklaratën e papritur! “Edhe po t’i fitoj zgjedhjet, nuk bëhem kryeministër!” – zbulon kush do ta marrë vendimin!

“Nuk bëhem kryeministër, nëse fitoj zgjedhjet”. Këtë deklaroi kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha në një studio televizive. Sipas tij për kryeministrin do të vendosë referendumi dhe për këtë nuk ka nevojë për ndryshime kushtetuese.

“Një gjë kam deklaruar se unë kryeministër nuk bëhem pse fitoj zgjehdjet. Jo. Bëhem kryeminsitër me referendum. Po fitova zgjedhjet do votojnë edhe njëherë shqiptarët për kryeministrin. Kushtetuta nuk e pengon se ti u jep mundësi me 3-4 kandidatura me referendum popullor.

Lexo gjithashtu:  Gazetarja Klodiana Lala bën deklaratën e fortë, familjarët kanë gjetur personin që zhduku Vis Martinajn

Absolutisht asnjë ambicie, por respekt. Se nëse ti udhëheq fushatën dhe fiton të gjitha ato që u ke thënë qytetarëve ata kanë të drejtë. Atëherë del problemi që ata duhet të vendosin veças për kandidaturat e kryeministrit”, tha Berisha

Lexo gjithashtu:  Mevlan Shanaj ndaj Edi Ramës: Dorëzimi është miklim për ty o mik, ka ardhë koha që ti të

Berisha shprehu bindjen opozita fiton zgjedhjet brenda një muaji pa Edi Ramën.

“Në kushte të lira, sot opozita fiton zgjedhjet nëse zgjedhjet bëhen brenda një muaji pa Edi Ramën”, tha ai.

Lexo gjithashtu:  Pas bashkëshortit, paraqitet në SPAK edhe ish-ministrja Olta Xhaçka

Kreu demokrat i qëndroi deklaratave të tij për kufizimin në dy mandate të kryeministrit.

“Jam, sepse nga viti 1990-2013 ka ndodhur 4 rrotacione. Nga 2013 deri më sot asnjë rrotacion sepse në Shqipëri rrotacionin e lejon krimi i organizuar me Edi Ramën”.

Published inLAJMI