Skip to content

Mînîstrî Salla jep LAJMIN E MADH pèr të rînjtë që hápîn bîznes në blègtori: Do t’î mbèshtesim me 7 deri në 10 mîjë euro gránte

Janë zhvilluar deri më tani 23 takime me të gjithë fermerët në Shqipëri mga Ministria e Bujqësisë, ku janë diskutuar problematikat e skemës së bujqësisë si edhe hartimi i një skeme për të. Ditën e sotme ministri Andis Salla, përmes një konferencë për mediat bëri me dije se skema e re e bujqësisë me vlerë 5.2 miliardë euro, do të vijë me një risi për të rinjtë.

Ku për çdo të ri të moshës 18-35 vjeç që do të hapë biznes në blegori, parashikohen grante 7-10 mijë euro.

Lexo gjithashtu:  “E dua, mo vëlla”, Selin shtanget kur dëgjon për herë të parë deklaratat e Mirit

“Unë dua të them që kemi diskutuar për të vendosur për të rinjtë dhe të rejat nga 18 vjeç deri në 35 vjeç, mundësinë që ne t’i japim nga 7 deri në 10.000 euro, po e shikojmë me financat për të diskutuar mbështetjen financiare për të përllogaritur çdo të rinj dhe të reja që hap një biznes kryesisht në blegtori, të jetë pjesë e mbështetjes tonë.

Lexo gjithashtu:  Meri e bindur! Shenja qe merr lajmin B*MBE te Vitit! Do ti ndryshoje jeta pas 15 Janarit

Pra ne duhet të fusim rolin e të rinjve dhe të rejave të jenë pjesë e këtij sistemi të rëndësishëm për ne që të mbështesim këtë sektor të cilit ne duhet që ta rrisim dhe të rinjtë e të reja të jenë pjesë e kësaj pakete, që në do ta vendosim në formë granti”, u shpreh ministri ndër të tjera.

Ndërsa sa i takon sigurisë ushqimore, Salla u shpreh se është parahikuar të ngrihen 7 laboratorë, teksa në 6 mujorin e dytëtë këtij viti prtet të happen edhe fondet e IPARD të bllokuara nga BE.

Lexo gjithashtu:  Sulme pa mëshirë me raketa, Policia ngre avionët luftarakë!

“Jemi duke bërë dhe formatimin e pjesës së stafit të të AKU-së dhe sektorëve të tjerë, në mënyrë që ne të përafrojmë të gjithë strukturat me qasjen që ne do të kemi në raport me sigurinë ushqimore. Brenda pak ditësh ne fillojmë edhe nga ndërtimi i laboratorëve”, tha Salla.

Published inNews