Skip to content

Përgjaket sheshi i lojërave! Qëllohet me armë 16-vjeçari, policia blindon zonën

Një 16-vjeçar u plagos me armë zjarri në një shesh lojërash në lagjen Weilimdorf të Stuttgartit, pas një përleshjeje midis 10 deri në 15 personave të rinj, raportojnë media gjermane.

Policia reagoi menjëherë me një operacion të madh, duke dërguar 18 automjete policore dhe duke rrethuar zonën për të mbledhur prova. Hetuesit kriminalë kanë nisur një hetim të plotë për të përcaktuar shkaqet e incidentit dhe identitetin e personave të përfshirë.

Lexo gjithashtu:  Publikohen pamjet ku puth me dhunë prezantuesen e njohur (Video)

16-vjeçari i plagosur u gjet më vonë në lagjen Nordbahnhof, rreth 7 kilometra larg vendit të përleshjes. Autoritetet konfirmuan se gjendja e tij shëndetësore nuk është në rrezik për jetën.

Lexo gjithashtu:  Një kthèsë qîellòre më 26 Shkùrt – A je nè mesîn e 3 shènjáve që prèken më fòrt nga Mèrkùri?

Policia ka bërë të ditur se hetimet janë në zhvillim e sipër dhe po analizohen pamjet nga kamerat e sigurisë dhe dëshmitë e qytetarëve për të zbardhur rrethanat e incidentit.

Lexo gjithashtu:  DENONCIMI I PAPRITUR, Mësuesja në Tiranë kyç burrin dhe fëmijët ne dhome për të dalë live ne Tik Tok (VIDEO)
Published inNews