Skip to content

Shqiptarja HELMOI vjehrrën me ilaç për minj, akuzohet për tentative per ti marre jeten

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali ku një 48-vjeçare shqiptare dyshohet se ka tentuar të helmoje vjehrrën e saj me ilaç për minj duke ia hedhur në ushqim.

Gruaja është vendosur në masën e kujdesit paraprak nga gjykata e Savonës nën akuzën e vrasjes së mbetur në tentative.

Lexo gjithashtu:  Vjen lajmi i madh per pensionet dhe karten e ndihmes

Media italiane shkruajnë se asaj iu ndalua t’i afrohej viktimës dhe iu vendos byzylyk elektronik.

Hetimi nisi pas raportimeve të autoritetit shëndetësor, pasi e moshuara ishte shtruar disa herë në spital me probleme të përsëritura shëndetësore. Analizat zbuluan gjurmë të substancave toksike që lidhen me helm për minjtë.

Lexo gjithashtu:  Si eshte puna? Ledion Liço shfaqet me Zarf të Zi në duar dhe bën këtë paralajmërim

Gjatë kontrollit në banesë, policia gjeti një pako me helm që përmbante brodifakum, i cili përputhej me substancën e gjetur në gjakun e viktimës.

Lexo gjithashtu:  Tërbohet Irani, nuk ka të ndalur/ Nis sërish rraketa drejt Ballkanit

Hetimet po vazhdojnë për të parë nëse ka persona të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje.

Published inNews