Skip to content

Familjarët në lot! Dalin detajet për ciftin në FIER! Policia kishte vajtur për ti pajtuar, del arsyeja

Detaje të reja janë zbuluar nga ngjarja e rëndë në fshatin Kuman të Roskovecit, ku ku 80-vjeçari Shefit Rrapaj, dyshohet se ka qëlluar me pushkë për vdekje bashkëshorten e tij 75-vjeçare, Dashuri Rrapajn e më pas veten.

Ndërkohë Newsbomb.al ka siguruar foton e 80-vjeçarit dhe gruas së tij.

Ende nuk dihen arsyet që çuan 80-vjeçarin që të kryejë aktin e rëndë. Po ashtu në pamjet e sigurura nga banesa e çiftit, dallohet një numër i madh efektivësh policie. Ndërsa të afërmit e tyre kanë shpërthyer në lot.

Ngjarja ka shkaktuar tronditje të fortë në komunitetin lokal, ndërsa policia vijon hetimet.

Lexo gjithashtu:  Tèrbòhet deti në Shqîpërî, del nga shtráti dhe përmb*t banesat. Prîtet qè…

Ndërkohë më herët përmes një njoftimi zyrtar, policia ka bërë me dije se ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 14:30, në fshatin Kuman, Fatkeqësisht si pasojë e plagëve të marra të dy, burrë e grua, kanë gjetur vdekjen, ndërkohë që lidhur me motiven dhe shkakun që ka shtyrë të moshuarin drejt këtij akti ekstrem priten më tepër detaje në vijim.

“Rreth orës 14:30, shtetasi Sh. Rr., rreth 80 vjeç, banues në fshatin Kuman, Roskovec, dyshohet se ka vrarë me armë zjarri (pushkë), në banesë, bashkëshorten e tij, shtetasen D. Rr., rreth 75 vjeçe, dhe më pas ka vrarë veten. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të rastit”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Lexo gjithashtu:  Te fundit nga zjarri qe ka rene ne Orikum

Çifti Rrapaj kishte rreth 20 vite që jetonte në këtë zonë, pasi ishin zhvendosur nga Levani i Beratit. Ata ishin prindër të 7 fëmijëve, 3 vajza dhe 4 djem, shumica e të cilëve jetojnë në emigracion. Vetëm njëri prej djemve banonte me ta dhe është shoqëruar në komisariat për të dhënë dëshminë e tij lidhur me ngjarjen.

Lexo gjithashtu:  TMERR - Jepet jep paralajmërimi alarmant per Shqiperine: Vendi ynë është në...

Burime nga zona bëjnë me dije se në familje kanë ekzistuar konflikte të vazhdueshme ndër vite. Madje, vetëm katër ditë më parë, në banesën e tyre kishte ndërhyrë edhe policia për të sqaruar mosmarrëveshjet mes çiftit.

Gjithashtu, mësohet se rreth 10 vite më parë, i moshuari kishte tentuar t’i jepte fund jetës me armë zjarri.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe dokumentimin e këtij rasti të rëndë.

Published inNews