Skip to content

Nafta në Shqipëri drejt “çmimit të artë”: Shqiptarët vërshojnë drejt Malit të Zi për furnizim, kursimi deri në 75 lekë për litër!

Bordi i Transparencës vendosi që çmimi i naftës në vend do të jetë 218 lekë për litër, duke “rënduar” kështu “xhepat” e shqiptarëve.

Ndërkohë vetëm 10 km nga qyteti i Shkodrës, në Malin e Zi, një litër naftë kushton vetëm 1.52 euro, ndërsa ajo me kualitet më të mirë kushton 1.77 euro, një diferencë kjo mjaft e konsiderueshme nga ajo e Shqipërisë.

Ndërkohë për këtë arsye përgjatë ditës së sotme, Dogana e Muriqanit ka pasur fluks të shtuar të automjeteve në dalje, ku qytetarë shkodranë dhe jo vetëm udhëtojnë drejt vendit fqinj për t’u furnizuar me naftë pothuajse 75 lekë më lirë. Për shkak të fluksit të lartë, autoritetet malazeze kanë marrë disa masa parandaluese.

Lexo gjithashtu:  Permbytjet, Rama jep lajmin e madh

Ku janë vendosur masa kufizuese në dy pikat më të afërta me doganën Shqiptare, duke mos lejuar furnizimin me me shumë se 50 euro për automjet dhe nuk lejon po ashtu furnizimin me naftë më të lirë se 1.77 euro.

Lexo gjithashtu:  ‘Protestuesi 26-vjeçar mund të ekzekutohet…”, Trump trondit boten nga Zyra Ovale: Nese e vrasin do…

Po ashtu është ndaluar edhe mbushja e pidonëve me naftë, për të cilët kryhen edhe kontrolle të imtësishme në doganë.

Por sa është “përfitimi” i shqiptarëve që zgjedhin të furnizohen me naftë në Mnalin e Zi?

Lexo gjithashtu:  “Thyen heshtjen” – lideri i Iranit reagon me një deklaratë të papritur

Me 100 € merr 65.7 litra naftë me çmim 1.52 Euro në Mal të Zi ndërsa në Shqipëri me 100 € merr 43.8 litra naftë me çmim 2.18 Lekë sipas Euronews. Me një llogari të thjeshtë nëse një shqiptar furnizohet në Mal të Zi, kursen rreth 43-45 euro për 100 euro naftë, ose përkthyer në litra merr 22 më shumë .

Published inNews