Skip to content

E bujshme! Martohet vajza pa dijeninë e të atit? Shtanget Ilir Shaqiri (video)

Prej thuajse dy muajsh pjesë e formatit, ai e ka shprehur shpesh mallin për familjen dhe sidomos për vajzën e tij, Emily, të cilën e konsideron pikën e tij më të dobët.

Gjatë spektaklit të së hënës, produksioni vendosi ta vërë balerinin përballë disa lajmeve të rreme, si pjesë e një shakaje. Njëri prej tyre pretendonte se vajza e tij ishte martuar pa praninë e babait. Edhe pse Iliri u shpreh i bindur se Emily nuk do të merrte një vendim kaq të rëndësishëm pa të, emocionet nuk munguan.

Lexo gjithashtu:  Dhimbje që s’ka fjalë! Babai me kancer po kurohej në Itali, shoferi i mori jetën djalit në prag të shtëpisë, ja çfarë i ka ndodhur

Teksa lexonte lajmin, duart nisën t’i dridheshin dhe sytë iu mbushën me lot, duke treguar qartë ndjeshmërinë dhe lidhjen e fortë që ka me të bijën. Momenti preku jo vetëm fermerët, por edhe publikun që po ndiqte spektaklin.

Lexo gjithashtu:  Dy shenjat më me fat për të shtunën, 28 shkurt

Pak çaste më vonë, produksioni zbuloi se gjithçka ishte vetëm një shaka. Menjëherë pas kësaj, Iliri u surprizua me një takim emocionues me Emily-n dhe partnerin e saj. Mes përqafimeve dhe lotëve të gëzimit, dy të rinjtë ndanë me të edhe një lajm të bukur: ata kanë nisur të studiojnë dhe të mësojnë gjuhën shqipe.

Kujtojmë se Ilir Shaqiri është një nga figurat më të dashura për publikun shqiptar, i cili fitoi zemrat e audiencës edhe si fitues i edicionit të parë të Big Brother VIP Albania.

Published inNews