Skip to content

Perditesimet e fundit nga situata e protestes

Ministria e Shëndetësisë publikon të dhënat paraprake për personat që kanë kërkuar ndihmë mjekësore gjatë protestës. Mes të lënduarve janë tetë protestues, tre efektivë policie dhe dy përfaqësues të medias. Katër protestues vijojnë trajtimin në Spitalin e Traumës.

13 persona kanë marrë ndihmë mjekësore gjatë protestës së sotme në Tiranë, sipas bilancit paraprak të bërë publik nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale.

Mes të lënduarve janë tetë protestues, tre efektivë policie dhe dy përfaqësues të medias, të cilët janë trajtuar në spitale dhe poliklinika të kryeqytetit

Lexo gjithashtu:  Lajm i dhimbshëm! Ndahet nga jeta shkrimtari dhe drejtori i larte shqiptar, ish deputeti jep njoftimin e trishte

Numri më i madh i personave të lënduar është paraqitur në Spitalin Universitar të Traumës, ku kanë kërkuar ndihmë mjekësore nëntë persona, konkretisht shtatë protestues dhe dy përfaqësues të medias. Njëri prej protestuesve ka pësuar dëmtim në sy dhe po u nënshtrohet ekzaminimeve të mëtejshme. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Lexo gjithashtu:  mbyllen shkolla, universitete, biznese, anulohen të gjitha aktivitetet

Nga nëntë personat e paraqitur në Spitalin e Traumës, pesë janë larguar pasi kanë marrë trajtimin e nevojshëm, ndërsa katër protestues vijojnë ekzaminimet dhe trajtimin mjekësor.

Ndërkohë, në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” janë paraqitur dy persona, një protestues dhe një efektiv policie. Të dy kanë marrë ndihmë mjekësore dhe më pas kanë lënë ambientet e spitalit.

Dy efektivë të tjerë policie janë trajtuar në Poliklinikën e Specialiteteve Nr. 2 në Tiranë, pasi kishin pësuar lëndime në sy. Edhe ata janë larguar pas marrjes së trajtimit të nevojshëm. Në total, tre persona kanë raportuar dëmtime në sy, mes tyre një protestues dhe dy efektivë policie.

Lexo gjithashtu:  Protestuesit i vendosin afat Ramës deri nesër në 13:00: Dorëheqje ose …

Sipas të dhënave paraprake, nga 13 personat që kanë kërkuar ndihmë mjekësore, nëntë janë larguar nga strukturat shëndetësore, ndërsa katër protestues vijojnë të marrin trajtim në Spitalin e Traumës.

Published inLAJMI