Skip to content

Dogana jep njoftimin e papritur

Teksa në Tiranë po zhvillohet protesta e radhës kundër qeverisë së Edi Ramës, Dogana Shqiptare ka njoftuar për një fluks të shtuar lëvizjesh në pikën kufitare të Muriqanit, në kufirin me Malin e Zi.

Sipas njoftimit zyrtar, gjatë fundjavës është regjistruar një numër i shtuar i shtetasve shqiptarë dhe të huaj që hyjnë dhe dalin nga territori shqiptar.

Lexo gjithashtu:  Kontrolle të shtuara në Qafë Thanë, informacione për mbërritjen e grupeve “problematike” nga

Autoritetet doganore bëjnë me dije se janë angazhuar për të garantuar vijimin normal të procedurave, lehtësimin e kalimit në kufi dhe shmangien e vonesave, duke ruajtur njëkohësisht kontrollet e nevojshme.

Lexo gjithashtu:  Telefonata që futi në kurth policinë greke, efektivëve u shpërthen b*mba në dorë, katër të pl*gosur rëndë

“Gjatë fundjavës, në Pikën Kufitare Muriqan është regjistruar fluks i shtuar i lëvizjes së shtetasve shqiptarë dhe të huaj, si në hyrje, ashtu edhe në dalje të territorit shqiptar. Autoritetet doganore janë të angazhuara maksimalisht për të garantuar mbarëvajtjen e procedurave doganore, lehtësimin e kalimit në kufi dhe shmangien e vonesave, duke siguruar njëkohësisht respektimin e të gjitha procedurave të kontrollit”, thuhet në njoftimin e Doganës Shqiptare.

Lexo gjithashtu:  Pak para nisjes së protestës, Rama paralajmëron studentët: Dhuna nuk do të tolerohet
Published inLAJMI