Skip to content

Paralajmërimi: Ka personazhe nga politika në faqet p*rnografike! Bëhet fjalë për …

Ekspertja e teknologjisë së informacionit, Denisa Kele, ka ngritur shqetësimin për qarkullimin e videove intime të personazheve publikë në faqe online, duke deklaruar se mes materialeve që ka parë ndodhen edhe pamje që lidhen me figura të politikës shqiptare.

Sipas Keles, disa prej këtyre materialeve vijojnë të jenë të aksesueshme kundrejt pagesës. Ajo i bëri thirrje Policisë së Shtetit që të ndërhyjë për verifikimin e faqeve dhe marrjen e masave për parandalimin e shpërndarjes së mëtejshme të pamjeve intime.

Lexo gjithashtu:  / Rama thirrje studentëve për distancim nga dhuna:

“Ka personazhe të tjerë nga bota politike që janë pjesë e këtyre faqeve. Shpresoj shumë që policia t’i shohë dhe t’i fshijë. I kam parë dhe i kam identifikuar. Policia është në dijeni të kësaj faqeje. Videot janë ende të aksesueshme me pagesë dhe është shqetësuese”, deklaroi Kele.

Kele: Videot e Adrian Hilës mund të lidhen me një hakerim të centralizuar

Duke komentuar publikimin e videove intime që lidhen me producentin Adrian Hila, ekspertja e IT-së ngriti një tjetër pistë mbi mënyrën se si mund të jenë siguruar materialet.

Lexo gjithashtu:  Aksident tragjik, ndërron jetë burri që lëvizte me biçikletë, plagoset dhe një këmbësore

Kele tha se bëhet fjalë për kamera të fshehta të integruara në pajisje që në pamje të parë duken si objekte të zakonshme. Sipas saj, materialet janë regjistruar gjatë vitit 2024 dhe mund të jenë marrë përmes një sulmi të centralizuar ndaj sistemit apo kompanisë që prodhon pajisjet.

Related article  “Nuk e njohim Kosovën”/ Shteti shqiptar reagon pas deklaratës “skandaloze” të Zelenskyt në Serbi

“Janë pajisje që duken si objekte të zakonshme, por që në to vendosen kamera. Këto materiale kanë qenë të regjistruara në vitin 2024. Jam futur në aplikacion dhe janë marrë nga kompani hakerimi ruse”, u shpreh ajo.

Kele shtoi se marrja në pyetje e Adrian Hilës mund të ndihmojë në identifikimin e llojit të kamerave të përdorura dhe në përcaktimin e mënyrës se si janë siguruar regjistrimet.

Lexo gjithashtu:  “Dialog”, kryeministri Rama vendos sërish karriget para Kryeministrisë: Asnjë arsye nuk e justifikon dhunën
Published inLAJMI