Skip to content

Tjeter ngjarje e rende ne vend, trupi i një personi gjendet i mbytur

Trupi i pajetë i një të moshuari është gjetur brenda në një kanal me ujë ditën e sotme në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur afër një kantieri në “Bulevardin e Ri”, në Tiranë dhe viktima është H.S., 74 vjeç.

Lexo gjithashtu:  Altin Dumani befason tifozet! Bashke me gruan e tij bejne veprimin e papritur (Pamjet)

Sipas policisë së kryeqytetit, ai u gjet pa shenja jete dhe gjatë këqyrjes paraprake nuk u konstatuan shenja dhune. Hetimet po vijojnë për ekspertimin mjeko-ligjor për shkaqet e vdekjes dhe rrethanat e ngjarjes.

“Te Bulevardi i Ri, në një kanal me ujë afër një kantieri, është gjetur pa shenja jete dhe pa shenja dhune, shtetasi H. S., 74 vjeç. Punohet për përcaktimin e shkakut dhe rrethanave të humbjes së jetës”, tha policia e kryeqytetit.

Lexo gjithashtu:  E bujshme, arrestohet sapo zbret ne aeroport kengetari i njohur shqiptar, arsyeja do ju trondise, dyshohet se...(FOTO)

Paraprakisht dyshohet për një ngjarje aksidentale, rënien në kanal të viktimës dhe pamundësinë për të dalë nga uji, por pa përjashtuar edhe pistat e tjera.

Lexo gjithashtu:  Lajm i keq për shqiptarët në Britani - Detajet

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Published inNews 2