Skip to content

‘Do humbni lekë e kohë’, Rama ben paralajmerimin e frikshem per shqiptaret: Do të përballeni me pasoja të rënda

Vijon aksioni për shembjen e ndërtimeve pa leje në Parkun Kombëtar të Valbonës. Kryeministri Edi Rama teksa ka ndarë pamje nga shembja e ndërtesave pa leje, shkruan se ndërtimet pa leje në hapësira publike duhet që të ndalen.

Rama shkruan se të gjithë ata, që vijojnë ndërtimet do të përballen me ligjin.

Lexo gjithashtu:  Lapaj krahason veten me Skenderbeun dhe Jezusin! Habit me deklaraten per te gjithe

‘Operacioni kundër antiligjit në ndërtim shtrihet edhe në Parkun Kombëtar të Valbonës. U them të gjithë atyre që e vazhdojnë këtë “sport” të ulët, në hapësirat publike të qytetit, në bregdet a në male, ndaluni.

Lexo gjithashtu:  E RENDE, perplasen dy avione pasagjeresh me 93 persona ne bord

Është e kotë, vetëm do të humbni lekë e kohë dhe pas vendimeve më të fundit të qeverisë, do të përballeni me pasoja të rënda’, shkruan ai.

Ndërhyrja e parë në zonat e mbrojtura, ndodhi në Theth, gjatë muajit korrik. Aksioni në Theth u shoqërua me një sërë kritikash nga kryeministri Rama për shkak të 12 kabinave pa leje të ngritura mu në zemër të Thethit, përballë Kishës simbol të zonës.

Lexo gjithashtu:  Infermieri i njohur ndahet nga jeta

IKMT ka paralajmëruar se operacionet për lirimin e hapësirave publike do të shtrihen në të gjithë vendin.

Published inNews 2