Skip to content

Cpo ndodh ne Tirane? Dy personat e famshem i merr policia dhe ambulanca, ja gjendja

Një ditë më parë rrjetet sociale u “pushtuan” nga një video e shpërndarë nga Genard Hajdini, në të cilën shfaqej motrat e tij, Sonida Hajdini gjysmë e zhveshur.

Pamjet u përhapën me shpejtësi dhe sollën reagime të forta te ndjekësit, të cilët shprehën shqetësimin e madh për gjendjen e saj dhe kërkuan ndërhyrje të menjëhershme nga autoritetet.

Pas publikimit të videos, i menjëhershëm ka qenë reagimi i Njësisë Administrative nr.2, zonë ku banon familja Hajdini. Kryetari i kësaj njësie, Florian Pullazi u angazhua personalisht për menaxhimin e kësaj ngjarje.

Lexo gjithashtu:  Horoskopi i neserm dhe fatet e 12 shenjave

I shoqëruar nga ekipet e emergjencës dhe nga efektivët e Policisë së Shtetit, ai ka shkuar në banesën ku jetojnë vëlla dhe motër dhe kryen vlerësimet e nevojshme.

Momenti kur ekipet e emergjences shkuan ne banesen e familjes Hajdini

Gjatë verifikimeve u konstatua se videoja ishte publikuar me qëllim për t’u bërë “virale”, nga vetë Genard Hajdini dhe nuk kishte elementë dhune apo qëllime dashakeqësie.

Lexo gjithashtu:  Marrëveshja me SHBA, Rama jep SUPER LAJMIN: Do të furnizohemi me…

Megjithatë, për shkak të gjendjes së rënduar psikologjike u vendos që të dy, të shoqëroheshin për ndihmë të specializuar mjekësore, ndërkohë që video u fshi menjëherë nga rrjetet sociale.

Siç shihet dhe në fotot e mëposhtme, Pullazi së bashku me ekipin e emergjencës dhe efektivët shoqëruan për në spital dy anëtarët e familjes Hajdini.

Momenti kur Sonida dhe Genardi u shoqeruan per ne spital

Gjithashtu bëhet me dije se Sonida më herët ka qenë e shtruar në Spitalin e Shëndetit Mendor në Tiranë dhe ishte lënë në trajtim ambulator, nën kujdesin e një kujdestareje të caktuar nga familja.

Lexo gjithashtu:  E RENDE / Kengetarja e famshme ne Shqiperi e përfshirë në pastrimin e parave të AKSHI-t, roli i ‘lavatriçes’...

Ministria e Shëndetësisë bëri me dije se aktualisht vëlla e motër ndodhen të shtruar në spitalin Psikiatrik të Tiranës, ku po marrin trajtim më të specializuar dhe janë nën monitorim të vazhdueshëm nga stafi mjekësor.

Momenti kur Sonida dhe Genardi u shoqeruan per ne spital
Published inNews