Skip to content

Vendim surprizë, zbulohet shpërblimi për tre vite për kategori punonjësish

Në ditën e fundit të vitit Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka vendosur të urojë ndryshe punonjësit e sistemit penitenciar.

Drejtori i Burgjeve, Klevis Qose, ka ndarë lajmin se Qeveria Shqiptare ka garantuar policat e sigurimit për 4,595 punonjës të sistemit të burgjeve për një periudhë trevjeçare.

Lexo gjithashtu:  Protesta e Shqiperia behet ne kryeqytet

Ky sigurim, sipas tij, është një mbështetje e rëndësishme që ofron mbrojtje shëndetësore dhe financiare, duke garantuar siguri dhe qetësi për punonjësit dhe familjet e tyre.

“Me këtë rast, Qeveria Shqiptare ka bërë të mundur garantimin e policave të sigurimit për 4,595 punonjës të sistemit të burgjeve për një periudhë trevjeçare.

Lexo gjithashtu:  E njofton vetë Rama: Tani, bizneset duhet të...

Një mbështetje e rëndësishme që ofron mbrojtje shëndetësore dhe financiare, duke garantuar siguri dhe qetësi për punonjësit dhe familjet e tyre.

Drejtori Qose e cilësoi këtë nismë jo thjesht si një dhuratë fundviti, por si një angazhim të vazhdueshëm për mirëqenien, sigurinë dhe dinjitetin e punonjësve të burgjeve.

Lexo gjithashtu:  Mateo dégjon làjmin qe e tróndit

“Ky sigurim nuk është thjesht një dhuratë fundviti, por një angazhim i vazhdueshëm për mirëqenien, sigurinë dhe dinjitetin e atyre që shërbejnë çdo ditë në një nga sistemet më sfiduese të vendit”, tha Qose.

Published inNews