Skip to content

E dhimbshme në Durrës! E reja 25 vjeçare gjendet e vdekur pranë vajzës 2 vjeçe, policia befason nga çfarë gjejnë në shtëpi

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mesditën e kësaj të enjteje në qytetin e Durrësit, ku një shtetase britanike është gjetur pa shenja jete brenda një apartamenti.

Sipas informacionit paraprak të Policisë, rreth orës 12:50, në lagjen nr. 1, shërbimi i Urgjencës së Durrësit ka konstatuar pa shenja jete 25-vjeçaren me iniciale E. S.

Lexo gjithashtu:  Skandal i madh! Dalin katër video të reja të vipave

Në apartament është gjetur edhe fëmija i saj, rreth 2 vjeç, i cili fatmirësisht ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.

Nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune, ndërsa shkaku i humbjes së jetës mbetet ende i paqartë.

Lexo gjithashtu:  Tozaj trazon rrjetin/ Publikon shifrën: Ja sa lekë ka vjedhur Ardit Gjebrea nga…

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet e nevojshme për të përcaktuar shkakun e vdekjes dhe për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes.

Published inLAJMI