Skip to content

Reshjet e dendura të shiut përmbytin rrugët në Vlorë, alarm për …

Reshjet e shiut me intensitet të lartë, të përqendruara brenda pak minutash, kanë shkaktuar prezencë të ujit në disa zona të qytetit të Vlorës.

Situata paraqitet problematike në lagjen Pavarësia, por edhe në rrugë të tjera të qytetit, ku qarkullimi vijon të jetë i vështirësuar dhe disa segmente uji është ne rruge.

Lexo gjithashtu:  Agravon përplasja në Ministrinë e Brendshme, policia i tërheq studentët zvarrë

Shqetësuese paraqitet situata në lagjen Pavarësia, ku banorët ankohen për bllokimin e pusetave, të cilat, sipas tyre, janë mbushur me gurë dhe materiale të tjera inerte. Kjo situatë pengon largimin e ujërave dhe bën që ato të qëndrojnë në rrugë e pranë banesave për një kohë të gjatë.

Lexo gjithashtu:  E fundit! Po vjen fortuna dhe përmbytje, Agjencia e Mbrojtjes Civile jep njoftimin urgjent për shqiptarët

Banorët druhen se, nëse reshjet vijojnë me të njëjtin intensitet ose zgjasin për një periudhë më të gjatë, situata mund të përkeqësohet ndjeshëm, deri në pamundësinë për të hyrë në banesat e tyre.

Lexo gjithashtu:  PD mobilizon mbështetësit në jug, qindra persona nga Vlora drejt protestës në Tiranë

Për këtë arsye, ata kërkojnë ndërhyrje për pastrimin e kanaleve dhe përmirësimin e sistemit të kullimit, në mënyrë që çdo reshje e fortë të mos kthehet në problem për jetën e përditshme të komunitetit./

Published inLAJMI