Mbrëmjen e sotme, një largim i papritur ka tronditur shtëpinë e famshme italiane “Grande Fratello”. Dolce ka vendosur të largohet nga gara pa paralajmërim dhe pa bërë asnjë zhurmë, duke zgjedhur një mënyrë diskrete për t’u ndarë nga bashkëbanorët.
Sipas raportimeve, ajo nuk ka dhënë asnjë njoftim më herët për vendimin e saj, por ka lënë pas një letër për banorët e shtëpisë, në të cilën ka shprehur falënderimet për kohën e kaluar së bashku, për përvojën dhe për momentet e ndara gjatë qëndrimit në reality show.
Letra e saj u lexua më pas në prani të banorëve, të cilët u emocionuan nga fjalët e Dolces dhe reaguan menjëherë duke e përshëndetur me ngrohtësi, duke i dërguar puthje dhe përshëndetje nga distanca, në shenjë respekti dhe vlerësimi për të.
Largimi i saj në heshtje ka nxitur reagime të shumta edhe jashtë shtëpisë, ndërsa fansat po presin ende një sqarim të plotë mbi arsyet që e çuan Dolcen drejt këtij vendimi të papritur.

