Skip to content

Makina shpërthen në lagjen ushtarake, nderron jete shoferi! (VIDEO)

Panik është shkaktuar në orët e para të mëngjesit të së martës në qytetin Balashikha, pranë Moskës, ku një automjet shpërtheu papritur dhe u përfshi nga flakët, duke i marrë jetën drejtuesit të tij.

Sipas informacioneve paraprake, ngjarja ka ndodhur në një zonë banimi të përdorur kryesisht nga personel ushtarak dhe familjet e tyre. Hetuesit dyshojnë se nën sediljen e shoferit mund të jetë vendosur një pajisje shpërthyese me fuqi rreth 300–400 gram TNT.

Lexo gjithashtu:  Çfárë do të thòtë nëse një zòg hyn në shtèpînë tuaj ose gòdèt një drîtare: Jo tè gjîthëve do t’ju pèlqèjë pèrgjîgjjá

Autoritetet ruse nuk kanë bërë ende publik identitetin e viktimës, por burime pranë hetimeve bëjnë me dije se ai është një 62-vjeçar që ka pësuar plagë fatale nga shpërthimi.

Lexo gjithashtu:  “Cudia me e madhe…” Vrasja e të miturve në Durrës, shokon Baton Haxhiu: Vajtuan Presidenti, Kryeministri, e të tjerë, por…

Lagjja ku ndodhi ngjarja është një kompleks rezidencial i ndërtuar për ushtarakë në pension, veteranë lufte dhe familje të forcave të armatosura. Pamjet e publikuara në rrjetet sociale tregojnë momentin kur një automjet tip BMW X3 shpërthen dhe përfshihet menjëherë nga flakët.

Komiteti Hetimor i Rusisë ka hapur një hetim penal për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes dhe autorët e mundshëm.

Lexo gjithashtu:  Pamje ekskluzive: Si u th*rren dy karateistët në Istog?

Ngjarja ndodh disa muaj pas një tjetër shpërthimi të ngjashëm në të njëjtin qytet, ku një gjeneral i lartë rus humbi jetën në një sulm me makinë-bombë, rast i cili u cilësua më herët si akt terrorizmi nga autoritetet.

 

Published inNews