Skip to content

Krim i rëndë në vend/ Dyshohet se i vuri flakën bashkëshortes pas një konflikti(EMRI)

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Karakavec të Përrenjasit, ku një 69-vjeçar dyshohet se ka tentuar t’i marrë jetën bashkëshortes së tij duke i vënë flakën pas një konflikti familjar.

Sipas të dhënave paraprake, viktima, 67 vjeçe, kishte qenë prej kohësh e ekspozuar ndaj dhunës në familje. Burime bëjnë me dije se gjatë tre muajve të fundit ajo ishte pajisur me urdhër mbrojtjeje për shkak të problemeve të vazhdueshme me bashkëshortin.

Lexo gjithashtu:  E tmerrshme, aksidentohet rende ish-finalistja e Big Brother Vip, dalin detajet e trishta

Sipas Policisë, i dyshuari, Gani Danga, fillimisht e ka spërkatur gruan me benzinë dhe më pas i ka vënë flakën. Menjëherë pas ngjarjes, 67-vjeçarja është transportuar në Spitalin Rajonal të Elbasanit, ku ka marrë ndihmën e parë mjekësore.

Lexo gjithashtu:  Emri Aldo Bare 'rikthehet' fuqishem ne Shqipëri! Kush është vajza e tij e dajës që Edi Rama i ka dhënë pushtetin e madh

Për shkak të djegieve të marra, ajo është dërguar më pas në Repartin e Djegieve në Tiranë për trajtim të specializuar. Burime nga spitali bëjnë të ditur se gjendja e saj është stabile dhe, sipas vlerësimeve paraprake, ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë, 69-vjeçari është vënë në pranga nga Policia, ndërsa çështja i është referuar Prokurorisë, e cila po vijon hetimet për të sqaruar plotësisht rrethanat dhe motivin e kësaj ngjarjeje.

Lexo gjithashtu:  Detaje nga aksidenti tragjik i ndodhur mbremjen e djeshme

Rasti ka rikthyer edhe një herë në vëmendje fenomenin e dhunës në familje dhe rëndësinë e zbatimit të masave mbrojtëse për viktimat që kanë denoncuar raste të tilla.

Published inNews